18/09/2024

Vendimi i MAShT-it për subvencionimin e teksteve shkollore, drejtoritë e arsimit në rajonin e Gjilanit me qëndrime të ndryshme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Fillimi i shtatorit të këtij viti i rikthen shumë nxënës nëpër banka shkollore dhe si rrjedhojë Ministria e Arsimit ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit do ta bëjë subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

Vendimin e MAShT-it për subvencionimin e librave, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Viti, Arta Ajeti e konsideron paska të vonshëm, sepse sipas saj ky proces është dashur të fillojë qysh nga muaji qershor-korrik.

“Ky proces ka qenë dashur të filloj që nga muaji qershor-korrik dhe kështu prindërit, nxënësit do të kenë kohë për përfundimin e procedurave në sistem”, ka thënë Ajeti.

Sipas saj, edhe hapja e sistemit E-Kosova në këtë periudhë kohore është e vonshme, teksa ka theksuar se shtatori do “t’i gjejë” të gjithë nxënësit pa tekste shkollore.

Ndryshe, në vendimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se këtë vit nxënësit nga klasa e parë deri në atë të pestë do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9, subvencionimi do të jetë 110 euro./Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...