25/10/2025

Vizita e Kurtit në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Londër këtë herë po mbahet samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, së bashku me udhëheqësit e disa shteteve të Bashkimit Evropian.

I pranishëm në këtë samit ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në këtë samit temë e diskutimeve është forcimi e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

Gjatë vizitës atje, Kurti ka marr pjesë në Kurti në pritjen mbretërore (“Royal Reception”) të organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër. Pritja u organizua në pallatin “St James’s Palace”.

Në këtë pritje të veçantë, përveç Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Kurti u takua me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker.

Kurti është pritur në takim edhe nga Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se në takim u diskutua mbi temat kryesore të Samitit: sigurinë, rritjen dhe migracionin, si thelbësore për Ballkanin Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu, biseduan për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes në fushat e energjisë, infrastrukturës, përfshirë edhe transportin dhe edukimin.

“Prioritet i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Përmes partneritetit me Britaninë e Madhe, mund të ecim drejt integrimit në aleancën e Atlantikut të veriut, por edhe angazhohemi për njohje të reja”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe organizimin e Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër për herë të dytë pas vitit 2018.

Gjersa diskutuan rreth temave kryesore të Samitit, gjegjësisht siguria, rritja dhe migracioni, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe paqes.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...