13/10/2025

Vonesa në publikimin e aktgjykimit nga Kushtetuesja lë pezull përfundimin e seancës konstituive

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kanë kaluar shtatë ditë që kur Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka pranuar kërkesën e dhjetë deputetëve të Listës Serbe, lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në njoftimin e Gjykatës thuhej se seanca konstituive, e cila kishte nisur më 15 prill, nuk kishte përfunduar dhe se ajo duhet të përmbyllet brenda 12 ditësh nga shpallja e aktgjykimit.

Megjithatë, Kushtetuesja që nga data 30 shtator ende nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë të asaj date, dhe për rrjedhojë, afati kohor për përfundimin e seancës konstituive nuk ka hyrë ende në fuqi.

Në anën tjetër, vazhdon të jetë në fuqi masa e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi më 5 shtator 2025 dhe do të qëndrojë aktive deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit përfundimtar.

Që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, vendi ka mbetur pa institucione të reja të formuara.

Fillimisht, procesi ngeci te emri i kryeparlamentares së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Subjektet e tjera politike nuk e votuan Albulena Haxhiun për këtë pozitë. Më pas, nga kjo parti u propozua Dimal Basha për kryeparlamentar, i cili arriti të zgjidhet kryetar i Kuvendit, me mbështetjen edhe të PDK-së.

Megjithatë, procesi sërish ngeci, pasi votimi për nënkryetarët nga komunitetet u zhvillua veçmas, dhe për nënkryetarin nga komuniteti serb nuk pati vota të mjaftueshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...