06/11/2025

Vriten dy vëllezër në Malishevë, i dyshuar dhëndri i tyre

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dy persona kanë mbetur sot të vrarë në Gollubovc të Malishevës.
Lajmi është konfirmuar koloneli i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta.

“Është vrasjen e dyfishtë, viktima dy vëllezër nga fshati Gollubovc-Malishevë”, tha Graishta.
Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Gollubovc të Malishevës ka tronditur fshatin dhe jo vetëm. Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.
Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.
Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar për ta marrë bashkëshorten. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.
Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë.
Motivet e vrasjes ende jane të paqarta

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...