Ushtria izraelite vrau një tjetër gazetar në sulmet që rifilloi në Rripin e Gazës pas përfundimit të “pauzës humanitare”, transmeton Anadolu.
Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi në një deklaratë në llogarinë e saj në Telegram se kameramani i televizionit Al-Aqsa, Abdullah Dervish, humbi jetën në sulmin e kryer nga avionët luftarakë izraelitë në rajon, pas përfundimit të “pauzës humanitare” në Gaza.
Në deklaratë thuhej se Izraeli donte të mbulonte faktet duke vënë në shënjestër gazetarët, duke u përpjekur t’i frikësonte dhe t’i pengonte ata të kryenin detyrën dhe se numri i gazetarëve që humbën jetën në Gaza që nga 7 tetori u rrit në 71.
Mëngjesin e sotëm përfundoi “pauza humanitare”, e cila hyri në fuqi në orën 08:00 sipas orës lokale të premten, më 24 nëntor, në kuadër të pajtimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Pas përfundimit të “pauzës humanitare”, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës.\Mesazhi.com\