06/09/2024

25 vite nga masakra e burgut të Dubravës i cili edhe shpërfaqi gjenocidin e shtetit serb në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Krerë institucional e përfaqësues të partive politike kanë përkujtuar masakrën e Dubravës, ku 25 vjet më parë pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë.

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi masakrën e burgut të Dubravës theksoi se kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik , të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg.

“Sot, bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë për ta mbrojtur të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, shkruan presidentja.

Në 25-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi dhe përkujtoi me homazhe të vrarët në mënyrë mizore në masakrën e Dubravës, nga forcat armike serbe.

“Pranverën e majit, nga 19 e deri më 24 maj të vitit 1999, u vranë e u masakruan 116 të burgosur dhe një u zhduk, nga 980 sa ishin grumbulluar në burgun e Dubravës. Prej tyre 771 i mbijetuan kësaj masakre,  ndërsa 185 mbetën të plagosur  nga forcat  serbe.

Secili prej të burgosurve shqiptarë që ishin në burgun e Dubravës në ato ditë të majit të vitit 1999, është dëshmitar i historisë dhe dëshmitar i së vërtetës së Kosovës, tha kryeministri, teksa theksoi se emrat e skalitur në memorialin e 116 të vrarëve në këtë masakër,  janë e vërteta dhe akuza më e fuqishme për masakrën e Dubravës”, tha ai.

Kryeministri theksoi se i zhdukuri në këtë masakër, që është politikani dhe ideologu politik i çështjes sonë kombëtare Profesor Ukshin Hoti, është e vërteta e shkruar dhe e jetuar e fatit politik të shqiptarëve nën Serbi.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...