Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka dhënë sot një lajm për shqiptarëve se nuk do të ketë më nevojë për të pasur gjashtë muaj validitet në pasaportë, për të udhëtuar drejt Amerikës.
Përmes një videomesazhi në median sociale X, ambasada amerikane tha se ky zhvillim është arritur falë marrëdhënieve të forta mes dy vendeve, ku Shqipëria tashmë i bashkohet atij që njihet si “klubi 6-mujor”.
“Kjo do të thotë që mbajtësit e pasaportës shqiptare me një vizë të vlefshme amerikane mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa pasur nevojë për gjashtë muaj vlefshmëri pasaporte përtej udhëtimit të tyre!”, shpjegon Ambasada. /Telegrafi/