21/12/2024

Argumentet e obligimit të agjërimit të Ramazanit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
1. Faktet nga Kur’ani Fisnik
Thotë Allahu:
“ياأَيُّهَا الَّذِينَ ءامَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm” .
Ka thënë Ibni Xheriri: “كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصّيَامُ agjërimi u është bërë obligim”, d.t.th.: iu është obliguar – bërë farz agjërimi i Ramazanit .
Ka thënë Xhessasi: Neve na është bërë farz – obligim i detyrueshëm agjërimi nëpërmjet këtij ajeti .
Ibni Bettali ka thënë: Juve iu është bërë obligim ashtu siç ka qenë edhe për ata që ishin para jush .
Ka thënë Ibnu’l Arebijj: Është obliguar dhe detyruar agjërimi .
Ka thënë Kurtubiu: Ka përmendur po kështu (Allahu) se agjërimin ua ka bërë obligim dhe detyrim edhe atyre (që ishin para nesh), gjë që nuk ka diskutim rreth kësaj .
Ibni Kethiri ka thënë: Allahu thotë duke iu drejtuar dhe urdhëruar këtë ummet me agjërim…Ai, Allahu, përmendi se këtë agjërim ua ka obliguar edhe të tjerëve. Pra ata kanë një shëmbëlltyrë – model të mirë në këtë gjë, dhe le të përpiqen në përmbushjen e këtij obligimi edhe më mirë se të parët” .
Ka thënë Sa’diu: Allahu i Madhëruar na lajmëron për dhuntitë e Tij dhënë robërve, duke ua obliguar agjërimin ashtu siç ua obligoi edhe popujve të mëparshëm, ngase agjërimi është prej ligjeve fetare, dobia dhe të mirat e të cilave janë valide për të gjitha kohët” .
Thotë Allahu:
“فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ
…E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë…” .
Ka thënë Ibni Kethiri: “Ky është obligim i prerë për ata që përjetojnë këtë muaj. D.t.th.: për ata që janë vendas kur të hyjë Ramazani dhe janë të shëndoshë në trup” .
2. Faktet nga Sunneti
Janë transmetuar hadithe të shumta që vërtetojnë obligimin e agjërimit të Ramazanit. Prej tyre:
Transmeton Ibni Omeri se ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë:
“بني الإسلام على خمس: شهادة أن لا إله إلا الله وأن محمدًا رسول الله، وإقام الصلاة، وإيتاء الزكاة، وصوم رمضان، وحج البيت
Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit” .
Në hadithin e njohur të Xhibrilit Muhammedi, alejhima’s selam, në mes tjerash thotë:
“الإسلام: أن تشهد أن لا إله إلا الله وأن محمدًا رسول الله، وتقيم الصلاة، وتؤتي الزكاة، وتصوم رمضان، وتحج البيت إن استطعت إليه سبيلاً
Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Allahut, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin, dhe, po pate mundësi, ta bësh Haxhin” .
Ebu Hurejre rrëfen se derisa Muhammedi, alejhi’s selam ishte në mesin e njerëzve erdhi një burrë dhe i tha:
“مَا الْإِيمَانُ قَالَ الْإِيمَانُ أَنْ تُؤْمِنَ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَلِقَائِهِ وَتُؤْمِنَ بِالْبَعْثِ الْآخِرِ قَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ مَا الْإِسْلَامُ قَالَ الْإِسْلَامُ أَنْ تَعْبُدَ اللَّهَ وَلَا تُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَتُقِيمَ الصَّلَاةَ وَتُؤْتِيَ الزَّكَاةَ الْمَفْرُوضَةَ وَتَصُومَ رَمَضَانَ قَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ مَا الْإِحْسَانُ قَالَ الْإِحْسَانُ أَنْ تَعْبُدَ اللَّهَ كَأَنَّكَ تَرَاهُ فَإِنْ لَمْ تَكُنْ تَرَاهُ فَإِنَّهُ يَرَاكَ
O i dërguari i Allahut! Çka është Imani? Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Të besosh në Allahun, në melaiket, në librat, në takimin me Të, në të dërguarit e Tij dhe të besosh në ringjalljen e fundit. O i dërguari i Allahut! Po Islami çka është? Islami është ta adhurosh Allahun dhe të mos i bësh shok në asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zekatin obligativ dhe ta agjërosh Ramazanin. O i dërguari i Allahut! Ihsani – përpikëria ç’është? Ta adhurosh Allahun sikur e sheh ngase po nuk e pe ti Atë, të sheh Ai ty ” .
Ebu Hurejre po ashtu transmeton se një bediun kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe i kishte thënë:
“يا رسول الله، دُلّني على عمل إذا عملته دخلت الجنة، قال: ((تعبد الله لا تشرك به شيئًا، وتقيم الصلاة المكتوبة، وتؤدي الزكاة المفروضة، وتصوم رمضان))، قال: والذي نفسي بيده، لا أزيد على هذا شيئًا ولا أنقص منه، فلما ولّى قال النبي صلى الله عليه وسلم: ((من سرّه أن ينظر إلى رجل من أهل الجنة فلينظر إلى هذا
O i dërguari i Allahut! Më udhëzo për një vepër që po e bëra më fut në Xhennet? Tha: Ta adhurosh Allahun duke mos i përshkruar shok në asgjë, ta falësh namazin e obliguar, ta japësh zekatin e obliguar dhe ta agjërosh Ramazanin. Pasha Atë ne dorën e te Cilit është shpirti im! – u betua beduini- as nuk do të shtojë më shume se kjo por as nuk do të pakësojë. Kur u largua, Pejgamberi, alejhi’s selam tha: Kush ka dëshirë të shikoj në banorë Xhenneti, le të shikoj në këtë njeri ” .
Talha b. Ubejdil-lah transmeton:
” جاء رجل إلى النبي صلى الله عليه وسلم من أهل نجد ثائر الرأس نسمع دويّ صوته ولا نفقه ما يقول، حتى دنا فإذا هو يسأل عن الإسلام، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: ((خمس صلوات في اليوم والليلة)). فقال: هل عليّ غيرهاا قال: ((لا، إلا أن تطوع)) قال رسول الله صلى الله عليه وسلم: ((وصيام رمضان)) قال: هل علي غيرها قال: ((لا، إلا أن تطوع))… قال: فأدبر الرجل فقال: والله لا أزيد على هذا ولا أنقص، قال رسول الله صلى الله عليه وسلم: ((أفلح إن صدق
Tek Pejgamberi, alejhi’s selam erdhi një nexhdas me flokë të shprishura, e dëgjonim shushurimën e zërit të tij por nuk e kuptonim dot derisa u afrua dhe ja doli që ai pyeste Pejgamberin, alejhi’s selam për Islam. Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Pesë namaze gjatë ditës dhe natës. A kam diç më shumë? – pyeti ai. Jo, vetëm nëse do vullnetarisht – i tha Pejgamberi, alejhi’s selam. Pastaj është agjërimi i Ramazanit – e mësoi Pejgamberi, alejhi’s selam. A kam diç më shumë? – pyeti ai. Jo, vetëm nëse do vullnetarisht – i tha Pejgamberi, alejhi’s selam… Njeriu u kthye duke thënë: Pasha Allahun! As nuk shtoj më shumë se kjo por as nuk pakësoj” .
Ebu Xhemre rrëfen nga Ibni Abbasi se kur erdhi delegacioni i bijve të Abdu’l Kajsit, Pejgamberi, alejhi’s selam pyeti: Kush janë këta burra ose kush është ky delegacion? Thanë: (fisi) Rebiah. Mirë se vijnë! Të pa nënçmuar (e pranuan Islamin me vullnet) dhe pa ndierë keqardhje. O i dërguari i Allahut! Ne nuk kemi mundësi të vijmë tek ti vetëm se në muajin e shenjtë (kur ndalohet lufta) ngase në mes nesh dhe teje është kjo lagje e pabesimtarëve të Mudarrit (emër fisi) andaj na urdhëro me dië të qartë që t’i lajmërojmë ata që i lamë pas dhe të hyjmë në Xhennet? Pejgamberi,alejhi’s selam i urdhëroi me katër gjëra dhe i ndaloi nga katër gjëra. I urdhëroi me besim në Allahun e vetëm dhe tha: A e dini se çka është besimi në Allahun e vetëm. Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri! – u përgjigjën. “Dëshmia se nuk ka Zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatin, agjërimi i Ramazanit, dhe nga preja e luftës të jepet 1/5…
3. Ixhmai
Ka thënë Ibni Abdu’l Berr-rri: Dijetarët janë unik se nuk ka agjërim obligativ përveç Ramazanit .
Ka thënë Ibni Hazmi: “Dijetarët janë pajtuar se agjërimi i Ramazanit është obligim – farz për atë që është i shëndoshë, vendas, i mençur, në moshën madhore, që e di se është muaji i Ramazanit dhe që është njoftuar se Ramazani duhet të agjërohet” .
Ixhmain e kanë përcjellë edhe një grup dijetarësh si: el-Kasani ,  Neveviu , Ibni Kudame , Ibni Tejmije   dhe të tjerë. Ka thënë Ibni Tejmije: “Agjërimi i Ramazanit është obligim në përgjithësi. Këtë njohuri e ka trashëguar ummeti nga halefi (gjenerata e mëvonshme që transmetuan) nga selefi (të parët). Për këtë kanë dokumentuar Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmai”  .
Burimi: http://www.alminbar.net
Përktheu në shqip: Sedat G. ISLAMI
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...