07/09/2024

Bota e kërkon, por Kosova e refuzon. Shkencëtarja botërore e Kardiologjisë Ibadete Bytyçi provon fatin edhe njëherë në UP

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shkencëtarja botërore e Kardiologjisë dhe publikuesja e shumë punimeve shkencore në Kosovë dhe mbarë botën, Ibadete Bytyçi pas shumë refuzimeve që të jetë ligjëruese në Universitetin e Prishtinës ka vendosur të provoj fatin edhe njëherë.

Ajo tregon se është ndjerë e thyer gjatë përgatitjes së dokumenteve këtë radhë, sepse çdo herë është refuzuar padrejtësisht.

Lexojeni postimin e plotë më poshtë:

“Në pritje…!

Pas disa vitesh që kisha hequr dorë, mora vendimin për të aplikuar sërish në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë mbledhjes së dokumenteve u ndjeva thellësisht e thyer, sepse isha refuzuar shumë herë dhe gjithmonë padrejtësisht, por, njëherësh u ndjeva edhe shumë e lumtur dhe e motivuar ngase vërejta që, përmes punimeve, konferencave dhe librave, kisha prezantuar më shumë se 160 herë emrin Kosovë, vendin tim!

P.s. Po besoj fuqishëm, që ndoshta tani është koha e peshës së dijes, cilësisë dhe punës, duke shpresuar që kriteri i PEDIGRESË tashmë është zbehur! ”

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...