09/05/2025

Deklarohet policia rreth sulmit me miell që u është bërë ministrit Murati nga aktivistët e PSD-së

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë së shtunës është gjuajtur me miell nga aktivistët e PSD-së.

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrin, derisa i njëjti ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ministrin Murati.
Policia njofton se Prokurori ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar për procedura të mëtejme ligjore.

“Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së.

Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar.

Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në raport.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...