21/12/2024

Dritan Goxhaj flet pasi u lirua nga burgu: U vërtetua që jemi në rrugën e drejtë dhe se UÇK-ja ka luftuar drejtë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj të martën është liruar nga burgu pasi gjykata e Apelit refuzoi ekstradimin e tij në Gjykatën e Hagës.
Ai foli pas lirimit të tij për mediat ku tha se lirinë nuk e ka humbur kurrë.

Goxhaj tha se u vërtetua që janë në rrugën e drejtë dhe se UÇK-ja ka luftuar drejtë.

“Dua të them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, nuk e kisha humbur as unë e as ushtria çlirimtare e Kosovës, apo ata që janë në Hagë. Thjesht ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar, për të na hequr nga rruga jonë e për të na thënë se nuk ishim në një rrugë të drejtë”.

“Fakti që sot me gjithë përpjekjet e kësaj reformës për drejtësi, për të hequr nga sistemi i drejtësisë dhe të gjykatës të aftë dhe patriot, famtirësisht nuik ia kanë arritur asaj gjendje për ta bërë atë. Sot arritëm të tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, u shpreh dritan Goxhaj.
Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Goxhaj u akuzua si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Këtë të martë Gjykata e Apelit në Tiranë pranoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij.

Apeli vendosi gjithashtu ta konsideroi të papranueshme kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Hagës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...