22/12/2024

Erdogani e cilëson Izraelin si shtet terrorist

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Izraeli është shtet terrorist që po kryen krime lufte dhe po shkel ligjet ndërkombëtare në Gazë, duke ripërsëritur se Hamasi palestinez nuk është organizatë terroriste.

Siç raporton The Guardian, Erdogan ka theksuar se Hamasi është parti politike që është zgjedhur nga palestinezët, transmeton Telegrafi.

Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlament, raporton Reuters, Erdogan i bëri thirrje gjithashtu Benjamin Netanyahut të njoftojë nëse Izraeli ka bomba bërthamore apo jo.

Erdogan vazhdoi duke thënë se Turqia do të punojë në skenën ndërkombëtare për të siguruar që izraelitët të njihen si terroristë.

Turqia tërhoqi diplomatët nga Izraeli pas reagimit të Izraelit ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Izraeli kurrë nuk ka bërë të ditur publikisht nëse ka armë bërthamore, megjithëse më herët në luftën kundër Hamasit, një ministër në qeverinë e Netanyahut tha se hedhja e armëve bërthamore në Rripin e Gazës ishte një opsion.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...