Hamasi është i hapur për diskutime mbi një armëpushim të mundshëm me Izraelin, pasi “ka arritur objektivat e tij”, ka thënë një zyrtar i lartë.
Moussa Abu Marzouk i tha Al Jazeera-s në një intervistë telefonike se Hamasi ishte i hapur për “diçka të tillë” dhe për “të gjithë dialogët politikë” kur u pyet nëse grupi është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të mundshëm.
Ai tha gjithashtu se Hamasi kishte kapur “dhjetëra” shtetas me nënshtetësi të dyfishtë në Izrael, duke përfshirë ata me nënshtetësi ruse dhe kineze. /mesazhi