27/12/2024

Komandanti i KFOR-it: Në Zveçan, trupat e KFOR-it shmangën një masakër

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kanë parandaluar një masakër në veriun e vendit.”

Kështu ka thënë gjeneralmajor i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia në një intervistë për median italiane AGI.

“Falë profesionalizmit të njerëzve tanë nga e gjithë KFOR-i, të cilët u përgatitën në mënyrën më të përshtatshme dhe që zbatuan rregullat e angazhimit në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër. Ne arritëm të ndajmë dhe të shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë” – ka deklaruar Ristuccia.

“Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën të menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm ” – kujton Ristuccia.

Sipas gjeneralit të KFOR-it, situata kishte potencial që të përshkallëzohet por, pas ndërhyrjes, siç deklaron ai, profesionale kjo gjë u parandalua.

Gjenerali i KFOR-it foli edhe për situatën aktuale në veri.

“Aktualisht situata është shumë komplekse, e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Këto ditë në dukje është e qetë, por mbetet shumë e paqëndrueshme. Hera e fundit që incidente të tilla kanë ndodhur në vitin 2004. Prandaj, në të kaluarën janë arritur shumë rezultate pozitive, dhe fakti se numri i trupave të KFOR-it ka rënë në mënyrë drastike nga viti 1999 deri në vitin 2023 tregon qartë se janë arritur shumë rezultate. Megjithatë, për fat të keq, dinamika aktuale na bën shumë, shumë të shqetësuar për këto rezultate. Ne kemi nevojë që të dyja palët të qetësojnë menjëherë tensionet, për të gjetur zgjidhje vetëm me politikë dhe diplomaci” – saktësoi Ristuccia.

Më 29 maj 2023, në Zveçan një përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve serb ndodhi ku për pasojë rreth 30 paqeruajtës u lënduan, në mesin e tyre tre ishin plaguar nga arma e zjarrit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...