22/12/2024

Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë Serbinë, ajo ka pretendime territoriale ndaj Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarata e tij e dhënë ditë më parë për trajnime të grupeve terroriste në Serbi dhe rreziku që ata mund të destabilizojnë Kosovën, nuk ka pasur për qëllim frikësimin e popullit por për të njoftuar bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.

“E dinë të gjithë se Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Në këto pretendime ajo nuk ka hequr dorë kurrë, por në të njëjtën kohë, Kosova nuk ka qenë kurrë më e përgatitur për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë”, u shpreh Konjufca para gazetarëve pas përfundimit të seancës.

“Askush nuk i thotë këto deklarata për të i frikësuar, apo për të shkaktuar ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, beson në shtet, dhe në institucionet tona për t’iu kundërvu Serbisë”, tha tutje Konjufca.

Konjufca ka përmendur bashkësinë ndërkombëtare se duhet ta ndëshkojë Serbinë.

“E për që ka grupe që synojnë me e destabilizu Kosovën, ato ekzistojnë, janë të strehuara në Serbi. Brenda Kosovës, situata kurrë më shumë nuk ka qenë nën kontrollë, grupet me destabilizu Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta, dhe janë duke u shpartalluar. A prej Serbisë atje ku ushtrojnë ata, që marrin armët e gjejnë strehim, ato janë të konfirmuara prej institucioneve tona të sigurisë. Ajo që unë e ndava, është ajo që e tha pas 2 dite Wesley Clark. Këto deklarata nuk i themi për të shkaktuar frikë. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndëshkojë Serbinë”, tha Konjufca.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...