23/12/2024

libri “Historiku i dragushëve te Bernices 1878-2020” nga autori Mr. Feim Dragusha.

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Sot u Promovua libri “Historiku i dragushëve te Bernices 1878-2020” nga autori Mr. Feim Dragusha.

Gjithherë kujtesa njerëzore e trashëguar nga gjenerata në gjenerate apo nga brezi ne brez, ka rendësi te madhe shoqërore dhe vlerë historike. Mirëpo, nje pjese te  predikuarit te tyre, njerëzit me kohë mund edhe te e harrojne. Kur njerezit e shkruajne historine dhe e shpjegone ate ne forme te shkruar, ateherë ato mbesin me gjate ne formen materiale, ndaj edhe vetedija njerezore mund ta reprodukoj e ta ruaj perhere. Per këtë qëllim është angazhuar autori i librit 

Sot u Promovua libri “Historiku i dragushëve te Bernices 1878-2020” nga autori Mr. Feim Dragusha. Promovimi i librit u mbajtë në sallën e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Pjesë e panelit ishin: Profesor Dr. Feti Mediu, Profesor Dr. Fahrush Rexhepi dhe një përfaqësues i familjes Dragusha.

 Nga panelistet e parë ishtë: Profesori Dr. Feti Mehdiu, i cili tha:

“Autori me vepren: Historiku i dragushëve te Bernices 1879-2020, ku trajton dragushët e Bernices duke filluar nga vitt 1879, viti i perzenies së shqiptarëve nga Sanshaku i Nishit (Vilajeti i Kosovès), po hap nje shteg per rrugëtim më te gjate dhe per qasje multidimensionale çështjes se Dragushëve te Toplices, dhe jo vetëm dragushëve te SANXHAKUT TE NISHI.

Ai me këtë vepër, ku ka inkorporuar edhe kënge popullore që i referohen periudhes he peripetive qe ka përjetuar populli shqiptare, këtu konkretisht ai i Toplices veçanerisht dragushasit e Dragushēs, qe kane kaluar vetem nje shekull e gjysme….” ndër të tjera tha: Profesori Dr. Feti Mehdiu

Pastaj morri fjalën prof Dr. Fahrush Rexhepi

“Dragusha pergjatë viteve 1998-1999, ku janë dhëne statistika te vrasjeve, dhunimeve, masakrave si dhe numri i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

Arritjet shkencore te dragushëve në shkenca dhe profile te ndryshme, brenda dhe jashte Kosovës dhe Dragushet në Diaspore. Siç e kemi vërejtur gjatë leximit të veprës, autori ka bërë ndarjen e veprës ne kapituj, ku secili kapitull paraqet terësi ne vete. Libri është shkruarë ne nje mendësi të emancipuar dhe me të drejtë mund te quhet model i trajtimit shkencor. Pergjithësishte, me këte kontribut shkencor i ështe bërë nje sherbim i vlefshem historise, prejardhjes, kulturës, arsimit, sportit, rinise dhe kontributit në rrafshin kombetar dhe fetar te dragushëve te Bernicës.

Dokumentet arkivore, deklaratat e deshmitarëve te gjalle, dokumentet administrative, faksimilet, deftesat, fertifikatat, diplomat, mirënjohjet të cilat autori i ka ofruar ne liber, ia ngritin edhe me teper vlerën shkencore kesaj vepre. Ilustrimi i librit me foto te refugjatëve te luftës se fundit dhe me foto te tjera deshmojne edhe me shume per dhunen, terrorin dhe vuajtjet qe regjimi serbe i ka shkaktuar jo vetem familjeve te dragushëve, por gjithe popullit shgiptare ne Kosove.

Ne fund duhet te theksoime se libri i autorit mr. Feim Xhafer Dragusha, si per nga permbajtja, ashtu edhe per nga gjatësia e periudhes kohore qe trajton, perbën nje arritje te rendesishme te autorit, por, gjithashtu është edhe nje vlerë kulturore, politike, historike e shkencore e pamohueshme.

Sipas vlerësimit tim, eshtë hera e parë qe po shkruhet nje monografi me e plotë dhe me e thuket e historise se dragushève të Bernices. Ne tërësi fryma e librit eshte afirmative per këte vlere te rendësishme te kultures sonë. Them se ky liber do te jete me interes per shume gjenerata dhe studies të kulturës dhe historisë së paraardhësve te Dragusheve te fshatit Bernice, goftë si bazë e tè dhenave te shumta faktografike, gofte si sinteze vlerësuese.”

U shpreh gjatë fjalimit të tijë Profesor Dr. Fahrush Rexhepi

Dhe në fund farë autori: Mr Feim Dragusha, përshendeti dhe falenderoi pjesëmarrësit e pranishëm me pak fjalë.

“Jam shumë i lumtur që në këtë ngjarje takojmë Dragushë nga 4 cepat e Globit; nga BËRNICA, Prugoci, Shkodra, Lezha etj.

Nder i veçantë t’i takojmë ata pas gjithë këtyre viteve. Një mundësi për t’u mos humbur dhe për të parë se ku jemi ne Dragushasit sot pas 144 vitesh prej kur të parët tanë braktisen trojet e tyre atërore që ata e quanin “Memleqeti” dhe “Luga e Arit”.

Në këtë panel kemi profesorë dhe autoritete shkencore të dëshmuara, të cilët kanë lexuar dhe vlerësuar librin tim “Historiku i Dragushëve të Bërnicës 1879-2020”.”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...