Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se mbështetja amerikane për Ukrainën është “e palëkundur” dhe do të vazhdojë derisa kombi “ta fitojë këtë luftë”.
“Ne kemi qenë të bashkuar që nga dita e parë dhe nuk kemi parë asnjë çarje në atë unitet,” tha Thomas-Greenfield për CNN gjatë një udhëtimi të paparalajmëruar në kryeqytetin, Kiev. “Evropa është e bashkuar. NATO është e bashkuar. Ne kemi pasur mbështetje dypartiake në Shtetet e Bashkuara për mbështetjen për Ukrainën.”
(CNN)