Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në kufijtë e Serbisë e në mesin e tyre është edhe Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Ai në një postim në Facebook shkruan se Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës është në mesin e mbi 330 qytetarëve kosovarë të ndaluar nga autoritetet në Serbi.
“Pra pyetjet që duhet ngritur:
Pse është ndalur zëvendësdrejtori i PK-së në këtë kohë?
Pse zëvendësdrejtori i PK-së nuk i ka marrë parasysh udhëzimet nga pikëpamja e sigurisë që po kalojmë në këtë periudhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë…”, shkruan ai. /Telegrafi/