26/12/2024

Nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Censi do të sigurojë një panoramë të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, ku përfshihen aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe shumë të dhëna të tjera, të cilat do të na tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023.

Numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, është operacioni më i rëndësishëm statistikor në vend, dhe bazuar në këto të dhëna, institucionet do mund të planifikojnë saktë ndërhyrjet dhe shërbimet e nevojshme për banorët.

Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë, zhvilluar në vitin 1923 dhe falë zhvillimeve teknologjike do të jetë e mundur që të zbatojë plotësisht standardet europiane të zhvillimit të censeve.

Për këtë proces janë punësuar rreth 7 mijë persona. Kostoja totale parashikohet të shkojë 16.9 milionë euro.

Mbledhja e informacionit do të realizohet duke shkuar në çdo shtëpi. Nëse një qytetar refuzon të bëhet pjesë e censit të popullsisë parashikohen penalitete, që variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë.

Të gjithë personat të cilët jetojnë në një familje do të numërohen. Çdo person i moshës 18 vjeç e sipër mund t’i përgjigjet vetë pyetjeve.

Anketuesit do të pyesin mbi informacione personale, arsimin, gjendjen shëndetësore, punësimin dhe elementë të tjerë të jetesës. Gjithashtu, censi përfshin pyetje rreth etnisë, besimit fetar dhe gjuhës.

Megjithatë, mund të thoni se nuk preferoni t’u jepni përgjigje këtyre pyetjeve specifike. Censi nuk përfshin pyetje rreth gjendjes suaj financiare (të ardhurat, kursimet, etj.) apo preferencave politike.

Anketuesi mban përsipër të hedhë të dhënat në tabletë dhe t’ia dërgojë INSTAT-it elektronikisht. Të dhënat e secilit janë të mbrojtura me ligj dhe kodohen në mënyrë që informacioni individual të mos identifikohet. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...