Autori i emisionit “Thuhet”, gazetari dhe aktivisti Labinot Azemi i njohur po ashtu në Kosovë për luftën kundër bullizmit, ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e tij.
Duke pranuar këtë operim si dhuratë nga Dr.Kostandin Balloma në Tiranë, Labinoti ka bërë ndërhyrje ne pamjen e tij të jashtme dhe këtë njoftim e ka bërë vet Labinoti në rrjetet e tij sociale.
“Duke pranuar këtë ndryshim, kam vendosur të lë gjithçka pas dhe të nis një kapitull të ri në jetën time”- shkruan Labi në postimin e tij.
Labinot Azemi është një frymëzim për të gjithë ata që kanë përjetuar bullizëm në jetën e tyre, dhe me ndryshimin e tij besojmë se ai do të fuqizohet edhe më shumë në kauzën e tij.
Ai është dëshmi se si njeriu duhet të ballafaqohet me sfidat e ndryshme të jetës dhe përkundër vështirësive ai gjithmonë ka vazhduar tutje duke guxuar të sfidoj veten deri në arritjen e qëllimeve të tij jetësore.