Tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë, shkruan REL.
Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.
Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.
Tre policët u morën të premten në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.