12/12/2025

Përplasen me grushta dhe thi:ka 20 gjimnazistë në Shkodër, mbeten 3 të plagosur.

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dy vëllezër dhe një person tjetër u plagosën me thikë paraditen e së premtes përpara gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10, ndërsa nxënësit po hynin në mësim. Dy vëllezërit po prisnin para portës së shkollës kur një grup të rinjsh mbërriti me makinë dhe nisi një sherr me grushte.

Pamjet e siguruara tregojnë se sherri u zhvillua masivisht, me rreth 20 adoleshentë që përplaseshin me grushte. Në një moment, njëri prej tyre, i veshur me xhup të kuq, nxori thikën dhe goditi dy vëllezërit, të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Një person tjetër nga grupi i të rinjve mbeti gjithashtu i plagosur.

Policia po heton ngjarjen dhe po analizojnë pamjet e kamerave për të identifikuar autorët. Në vendin e ngjarjes kanë mbetur xhupi dhe kapelja e njërit prej të plagosurve, ndërsa motivi i sherrit mbetet i paqartë. Ngjarja vjen pas disa incidenteve të ngjashme në shkolla dhe lagje të ndryshme të vendit, ku të rinjtë janë përfshirë në konflikte të dhunshme.

Tre persona mbetën të lënduar: shtetasi A. K. dhe dy vëllezërit me iniciale F. Th. dhe K. Th. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdes mjekësor.
Policia po vijon hetimet dhe punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në ngjarje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...