Plagojsa me thikë e 15 vjeçarit ne Durres. Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në TikTok dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim kinse “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme dhe therrje me thike.
14 vjecari i indentifikuar me inicialet M.K ka goditur me thike 15 vjecarin E.B i cili eshte ne gjendje te rende shendetsore dhe ka humbur sasi te konsiderueshme gjaku.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i mituri i plagosur është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”.
Drejtoresha e shkollës shprehet se nuk mund të flasë pasi çështja është nën hetim, por sherri ka ndodhur jashtë shkollës.
Nxënësit kanë qenë në mësim një ditë më parë normalisht, sipas burimeve nga shkolla.
Të dyja palët kanë mbërritur në vendin e takimit të shoqëruar secili me nga tre deri në katër shokë. Fillimisht mes tyre ka nisur një debat me tone të ashpra dhe fyerje të ndërsjellta, por situata është përshkallëzuar shpejt. Në konflikt janë përfshirë rreth tetë gjimnazistë të ndarë në dy grupe, ku janë përdorur mjete të forta, shkopa bejzbolli dhe armë të ftohta, duke e kthyer skenën në një përleshje të rrezikshme dhe si perfundim edhe plagosjen e njerit prej tyre.






