22/10/2024

Pse Fishta dhe hfz. Ali Korça janë poetët e dhembjes kombëtare?

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me të drejtë do të thoshim se, koha në të cilën këta jetuan ishte një kohë e rëndë, për shqiptarët, tragjike për etninë por edhe për fenë. Kemi parasysh se edhe feja ishte në rrezik. Nocioni kombëtar dhe nocioni fetar tek shqiptarët dallon. Prandaj armiku kishte për qëllim që kur e godiste elementin , do të thotë ai e godiste edhe elementin fetar, në mënyrë që t’i shkrinte në një dhe që t’i binte deri tek asimilimi i dy popujve.

Prandaj, i kam quajtur poetët e dhembjes dhe deshpërimit, për shkak se,  Fishta në poezitë e tij, por edhe hfz.Ali Korça, e vajtojnë Shqipërinë, e vajtojnë kombin, i vajtojnë pjesët e ndara, madje tema i bashkon, i bashkon Kosova i bashkon Plava e Gucia, Hoti Gruda e vendet që pas 1912 mbetën nën juridiksionin serb, grek e malazez. Prandaj, me të drejtë këta poetë e vajtojnë ndarjen e Shipërisë, madje, Fishta thotë, mbaroj Malsia, Hoti, Gruda, e vende të tjera. Kurse te hfz.Ali Korça ishte i njëjti vajtim, tematika e njëjtë ishte, shqiptarësia, Kosova, tema kryesore së cilës ishte tema e Drenicës, “Qani vëllezër, për Kosovën qani, për Xhëmzezën, ca dit zi mbani. Fishta thotë shkoj, në fillim e afishon idenë e humbjes, kurse Hafizi e plotëson me vajin me gjëmën e madhe.

Pra janë dy poet që e thurin vargun shqiptar me dobi të elementin kombëtar.

Andaj, tek njëri kemi britmen e madhe, hupi, shkoj, nuk ka më Malsi, Leka vdiq, e tjetri thotë mëqë vdiqen këto tash duhet t’i vajtojmë. Pra në kuptimin që ato të mos i harrojmë, vaji ka kuptimin e mbajtjes gjallë, shqpirtëroren, ndjenjen si afishim. Prandaj, hfz. Ali Korça me të drejtë e thirrë Xhëmzezën, që është figura më e rëndë tragjike në këtë poezi, për ta vajtuarë Kosovën, Drencicën e që dë të thotë komplet kombin që tashmë kishte mbetur jashtë trungut amë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...