19/09/2024

Rasti tragjik në Prevallë: Kjo është gjendja e katër personave të lënduar që u goditën dje nga rrufeja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një rast i rëndë ndodhi në familjen Bytyqi të dielën në mesditë. Rrufeja goditi disa persona në Prevallë të Prizrenit dhe për pasojë një grua vdiq. E ndjera nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe fatkeqësisht humbi jetën, ndërkaq katër të tjerë janë lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi sot se e ndjera është Halime Bytyqi, ishte 64-vjeçare nga komuna e Ferizajt, kurse edhe dy prej të lënduarve janë nga e njëjta familje.

Gjendja shëndetësore e katër të lënduarve është stabile dhe kjo është konfirmuar nga Policia.

“Viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete,  pasi  dyshohet se është goditur nga rrufeja. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në  afërsi por sipas mjekëve kujdestar gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...