02/11/2026

SBASHK-u nuk lejon testim të përgjithshëm të mësimdhënësve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Arsimit thotë se gjatë javës së ardhshme do të hapet mundësia për aplikim për mësimdhënësit që duan t’i nënshtrohen provimit kualifikues për t’u pajisur me licencë të avancuar.

Procesi i paraparë për muajin qershor pritet të nisë në muajin gusht. Ndërkohë SBASHK-u thotë se në këtë pikë pajtohet me Ministrinë e Arsimit, po nënvizon se nuk do të lejohet testimi i përgjithshëm i mësimdhënësve. Njohës të fushës së arsimit kanë shtruar dilemat për mënyrën e zhvillimit të procesit dhe nga kush do të përzgjidhen mësimdhënësit që duan avancim në karrierë.

Aplikimi për mësimdhënësit, të cilët duan të avancohen në karrierë dhe të pajisen me licencë të avancuar, nuk nisi sipas parashikimeve, por i njëjti pritet të zhvillohet brenda pak ditësh, pavarësisht dilemave që ka ngritur. Licenca e avancuar do të sigurojë pagë më të lartë për mësimdhënësit që do t’i nënshtrohen procesit.

“Grupi punues tashmë ka finalizuar draftmanualin për licencimin e mësimdhënësve dhe në veçanti për licencën e avancuar. Këtë javë do të hapet faqja me të gjitha të dhënat për aplikim. Aplikimi do të bëhet në platformën e-Kosova. E gjithë kjo në funksion të një sistemi të qëndrueshëm të licencimit për mësimdhënësit”, kanë thënë nga MASHTI për Rtv21.

I gjithë procesi u bazua mbi një udhëzim administrativ të ministrisë së arsimit të vitit 2023 dhe u ndërlidh me licencën e karrierës, të cilin e ka çdo mësimdhënës i cili kalon me sukses vlerësimin nga shkolla, pra nga drejtori, kolegët e tij dhe nxënësit. Ky proces është përkrahur nga Sindikata e Bashkuar Arsimit dhe kryetari i saj Rrahman Jasharaj, thotë se janë pajtuar me ministren që ky testim të bëhet për mësimdhënësit që duan ta sfidojnë vetën. Po Jasharaj tha se SBASHK-u nuk do të lejojë testim të njohurive për mësimdhënësit.

“Pra ky është një testim për ata që dëshirojnë të ngritën në karrierë besojmë se do të kenë edhe një ngritje page, pra nga licenca e punës ata do të kalojnë në licencë të avancuar ndërkohë SBASHK-u nuk do të lejojë në asnjë formë që të testohen kolegët tanë në mënyrë të përgjithshme, por për këtë formë kemi gjetë pajtueshmëri pra jemi në rregull kush dëshiron ta sfidoj vetëm po e themi sfidë është i lirë ta bëjë”, tha Jashari për rtv21.

 

Testimi për licencë të avancuar fillimisht do të zhvillohet për mësuesit klasorë dhe për ata të gjuhës shqipe dhe të matematikës. Mësimdhënësit do të testohen për njohuritë e tyre lidhur me lëndët që japin dhe mënyrës se si e zhvillojnë mësimin. Në këtë rrafsh ish-zëvendës ministri i arsimit, Azem Guri, thotë se është e paqartë se si do të zhvillohet procesi pasi që testimet për dijen e mësimdhënësve i kanë kryer universitetet dhe stafi akademik. Ai gjithashtu ka dilemat se kush do t’i udhëheqë këto procese.

“Kam dilemat e mija sepse është e paqarta kush do t’i testojë mësimdhënësit, kush do t’i përzgjedhë ata për tu testuar tjetra është se këtu thotë testimi do të bëhet me një akt të veçantë pra nuk po shpjegohet se cili është akti i veçantë”, tha Guri.

Mësimdhënësit të cilët marrin licencën e avancuar pas shtatë vjetëve mund të aplikojnë për licencë të përhershme, e cila nuk ka një afat të caktuar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...

dizipaldeneme bonusujojobetholiganbetcasibomcasibom girişcasibom güncelbetpasjojobetmarsbahisholiganbetjojobettaraftarium24justin tvcasibombahisfair güncel girişbahisfair güncel girişbahisfairsahabetJojobetcanlı maç izlemrwinnertaraftarium24justin tvjustin tvtaraftarium24justin tvjustin tvdeneme bonusu veren sitelerTaraftarium24selcuksportshdtaraftarium24justin tvtaraftarium24justin tviptvjustin tvTaraftarium24justin tvtaraftarium24taraftarium24taraftarium24justin tvjustin tvjustin tvdizipaltaraftarium24justin tvpusulabetpusulabettipobetvdcasinoholiganbetsekabetholiganbetvdcasinovdcasinocasinolevantcasinolevantcasinolevantpusulabetvdcasinoholiganbetbets10sekabetgrandpashabet güncel girişbets10vdcasinomatbetsuperbetinjojobetjustin tvsekabettaraftarium24deneme bonusutaraftarium24deneme bonusu veren sitelertaraftarium24justin tvbets10bets10grandpashabetjojobet1win1winholiganbetbets10holiganbet1winGrandpashabetGrandpashabet GirişcasibomgrandpashabetgrandpashabetDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabet güncel girişholiganbetbettiltjojobetgrandpashabetbets10tipobetgrandpashabetselcuksportshdmatbetimajbetkidzgiftcardmall/mygiftjojobetmarsbahisgüvenilir bahis sitelerideneme bonusu veren sitelerbahis sitelericasino siteleribetsalvadorcasinowoncasinowoncasinowontaraftariumtaraftarium24imajbetjojobetmarsbahismarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobet