15/06/2024

Sot zhvillohet ndeshja sportive mes Kosovës dhe Norvegjisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja miqësore e përfaqsuesve të Kosovës ndaj asaj të Norvegjisë.

Dardanët do të luajnë sot në udhëtim te Norvegjia, në ndeshjen e vetme miqësore të organizuar për këtë muaj, në datat e lira të FIFA-s.

Ekipi i Franco Fodas ka bërë të gjitha përgatitjet gjatë një jave punë në Kosovë dhe dje pasdite ka arritur në Oslo.

Në portë si gjithnjë do të jetë Arijanet Muric, i cili është portieri i parë te Kosova.

Ndërkohë mbrojtja do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda në krahun e djathtë dhe Fidan Aliti në të majtë, derisa në qendër do të jenë Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.

Në qendër të mesfushës do të jetë Valon Berisha së bashku me Lindon Emërllahun që është në balotazh me Blendi Idrizin.

Ndërkohë katërshja ofensivë do të përbëhet nga Bernard Berisha dhe Edon Zhegrova në krahë derisa Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani do të jenë së bashku në qendër të sulmit.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në ‘Ullevaal Ostadion’ të Oslos me fillim nga ora 19:00.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...