Një rast jo i zakonshëm, por i rëndë, ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën e mesme “Fan Noli” të Podujevës.
Një qen ka sulmuar disa nxënës në oborrin e shkollës, madje, dyshohet që ai t’i ketë ikur pronarit dhe të futet edhe në objektin e shkollës.
Nga emergjenca në Podujevë thonë se gjashtë fëmijë janë kafshuar nga qeni, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime duke tentuar të shmangin sulmin nga kafsha. Fëmijët e kafshuar janë dërguar në Infektive dhe kanë marrë vaksinën kundër infektimit” thuhet në përgjigjen e emergjencës.