1. Shumica e njerëzve polemizojnë për të provokuar e jo për t’u bindur!
2. Personat që vuajnë nga mangësia në vetëbesim, zakonisht përpiqen që të pakësojnë nga vlerat e të tjerëve, me qëllim që ata të duken më të mirë se të tjerët!
3. Gjithmonë ka njerëz në jetën tënde ku për ta ndien nevojë të madhe që t’i takosh në katër sy, pa pasur ndonjë sebep bindës për takim!
4. Shumica e njerëzve nuk u kushtojnë rëndësi gjërave të bukura në jetën e tyre, përveçse atëherë kur kalon koha dhe ato humbin!
5. Nuk qortohet njeriu për varfërinë e tij apo për pamjen e shëmtuar të tij, sepse ai në to nuk ka fuqi e as mundësi ndryshimi, mirëpo qortohet për gjuhën e tij të fëlliqur dhe moralin e ligë!
6. Gjithmonë ekziston një dozë e vogël e realitetit pas fjalës bëja shaka, një dozë e vogël e ndjenjave pas fjalës nuk më intereson, një dozë e vogël e nevojës pas fjalës më lër mua dhe problemin tim, dhe një dozë e madhe pas fjalëve heshtje!
7. Po ti kishte mjekuar mjeku të gjithë të sëmurët me të njëjtin ilaç, do të vdisnin shumica prej tyre, për këtë arsye, mos i trajto të gjithë njerëzit në të njëjtën mënyrë!
8. Mendimi i mirë, rehati për zemrën.
9. Gjumi i lehtë pasi të mësosh diçka të re, të ndihmon në përforcimin e memorizimit të asaj që e ke mësuar.
10. Pagjumësia për një kohë më të gjatë, shkakton vështirësi në kontrollimin e ndjenjave të tua, derisa ka mundësi që nganjëherë të qeshësh shumë për gjëra të kota!
11. Nganjëherë ndodh, që mirësia e tepërt të jetë një prej shkaqeve të problemeve të tua!
12. Leximi është jetë, dituria është dritë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU