26/12/2024

Trump në fjalimin e parë pas atentatit ndaj tij: Biden do të nis Luftën e Tretë Botërore

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Donald Trump pranoi nominimin presidencial republikan përpara mijëra mbështetësve në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee.

Fjalimi që zgjati më shumë se një orë e gjysmë ishte më i gjatë i ndonjë të nominuari në më shumë se 50 vjet, shkruan bbc.

“Unë po kandidoj për të qenë president i gjithë Amerikës, jo i gjysmës së Amerikës, sepse nuk ka fitore nëse fiton vetëm gjysmën e Amerikës”, tha ai.

Ish-presidenti kishte një ton jashtëzakonisht pajtues në momentet e hapjes së fjalimit, gjegjësisht derisa e pranoi zyrtarisht nominimin presidencial të partisë.

Por, ai shpejt ia nisi me sulmuar administratën e president amerikan, Joe Biden, për të cilat ai tha se po “shkatërron” vendin.

Ai pretendoi pa prova se paditë penale ishin pjesë e një komploti të demokratëve, paralajmëroi se Biden do të fillonte “Luftën e Tretë Botërore” dhe përshkroi një “pushtim” të emigrantëve përtej kufirit jugor.

Siç ka bërë gjatë gjithë karrierës politike, Trump ka argumentuar se vetëm ai mund ta shpëtojë kombin.

Trump sugjeroi në fjalimin se Amerika mund të ndërtojë një sistem të mbrojtjes raketore “Iron Dome” mbi të gjithë vendin, të ngjashëm me atë të përdorur nga Izraeli.

“Është koha për një ndryshim”, tha ish-presidenti në konventë dhe më pas bëri një sërë premtimesh për popullin amerikan.

Ai premtoi të frenojë inflacionin, t’i japë fund migrimit të paligjshëm dhe, siç tha ai, “të ndalojë luftërat që nuk do të kishin filluar kurrë nëse do të isha në Shtëpinë e Bardhë”.

“Unë do t’i jap fund çdo krize ndërkombëtare të krijuar nga administrata aktuale (e presidentit Joe Biden), duke përfshirë luftën Rusi-Ukrainë, e cila nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të kisha qenë president”, tha Trump.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...