23/12/2024

Vuçiq: Dorëheqjet kanë sjellë ndryshime të mëdha politike, është e rëndësishme të veprojmë me përgjegjësi dhe seriozitet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për dorëheqjet e serbëve në institucionet publike të Kosovës, derisa thotë se këto dorëheqje kanë sjellë ndryshimet të mëdha politike, pothuajse tektonike.

I ftuar në një emision, Vuçiq tha se duhet të veprohet me përgjegjësi.

“Është e rëndësishme që të veprojmë me përgjegjësi dhe seriozitet. Tani nuk di se çfarë të shpjegojë dhe në çfarë mënyre, t’u tregojë njerëzve se çfarë ndodhi. Po flasim për ndryshime të mëdha politike, pothuajse tektonike. Pas 10 vjetësh serbët morën një vendim, të largohen nga institucionet e Prishtinës”, u shpreh presidenti serb.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë se çfarë kemi kaluar në 10 vitet e fundit. Domethënë, në vitin 1999, ne e humbëm sovranitetin dhe të drejtën për ushtrinë tonë dhe mund të kishim vetëm pjesëtarë të policisë në pjesët Veriore. Pastaj në vitin 2004 filloi shpërngulja dhe në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj”, shpjegoi Vuçiq.

Vuçiq po ashtu tha se ishte një vendim i keq që bisedimet me Prishtinën të zhvendoseshin në BE dhe se ishte gabimi më i madh që bëri Serbia dhe këtë ia tha në fytyrë Lajçakut dhe përfaqësuesve të BE-së.

Vuçiq thotë se deri më tani së paku 20 herë i ka penguar banorët serbë që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, në muajin qershor situata mund të eskalonte në gjakderdhje për shkak të çështjes së targave.

Ndryshe, të shtunën dhe të dielën, serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës.

Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...