24/12/2024

Arabia Saudite dhe Kina nënshkruajnë 12 marrëveshje në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Arabia Saudite dhe Kina nënshkruan 12 marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 5 miliardë rialë (1,33 miliard dollarë), transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), në kryeqytetin e Kinës, Pekin, filloi Forumi i Biznesit Arabi Saudite-Kinë.

Nga Arabia Saudite në forum morën pjesë ministri i Strehimit, Majid al-Hukayl dhe ambasadori në Pekin, Abdurrahman bin Ahmed al-Harbi.

Duke bërë një deklaratë për SPA, Hukayl tha se janë nënshkruar 12 marrëveshje investimi midis dy vendeve në fushën e zhvillimit të infrastrukturës, financave, banesave dhe pasurive të paluajtshme në Arabinë Saudite dhe vlera e tyre e investimit është më shumë se 5 miliardë rialë.

Duke u shprehur se ka filluar ndërtimi i 300 mijë shtëpive në 17 qytete të Arabisë Saudite, Hukayl nënvizoi se vlera totale e investimit të tyre i kalon 100 miliardë rialë (27 miliardë dollarë) dhe bëri thirrje që kompanitë kineze të investojnë në vend.

Gjatë vizitës së tij 4-ditore në Kinë, ministri Hukayl do të takohet me zyrtarë kinezë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe mundësitë e investimeve në sektorin komunal dhe atë të banimit në qytetet e Arabisë Saudite.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...