26/10/2024

Demokratët marrin kontrollin e Senatit, Biden: Jam jashtëzakonisht i kënaqur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Joe Biden tha sot se është “jashtëzakonisht i kënaqur” me rezultatin e zgjedhjeve në SHBA pasi demokratët morën kontrollin e Senatit, një fitore e madhe për një president që e presin edhe dy vjet të tjera në detyrë.

Duke folur me gazetarët në Kamboxhia përpara një samiti të Azisë Lindore, Biden tha se rezultat i zgjedhjeve pasqyronte cilësinë e kandidatëve që partia e tij kishte paraqitur, pasi parashikoi se Senatorja Catherine Cortez Masto do të fitonte në rizgjdhje në Nevada, ku ajo mundi në një garë të ngushtë republikanin Adam Laxalt, transmeton Telegrafi.

“Nuk jam i befasuar me rezultatin”

Një fitore e demokratëve në balotazhin e Gjeorgjisë muajin e ardhshëm do t’i jepte partisë një shumicë 51-49 në Senat, ndërsa një humbje në Gjeorgji do t’i mbante ende demokratët në kontroll të Senatit 50-50, pasi zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris ka vendimin, në rast të votave të barabarta.

“Tani jemi të fokusuar te Gjeorgjia. Jemi të kënaqur,” u tha Biden gazetarëve, duke shtuar “nuk jam i befasuar nga rezultati, jam tepër i kënaqur. Mendoj se është një reflektim i cilësisë së kandidatëve tanë”.

Ende nuk dihet se kush do ta kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve. Biden pranoi se do të ishte “e tepërt” të pritej që demokratët të fitonin edhe atje, por parashikimet se republikanët do të fitonin të gjithë pushtetin në Kongres nuk u realizuan.

Biden në zgjedhjet e mesmandatit i cilësoi si një provë e demokracisë amerikane, në një kohë kur qindra kandidatë republikanë mbështetën pretendimet e rreme të ish-presidentit Donald Trump, se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...