06/02/2025

Erdogan: Vizita ime dje në Greqi do të hap një faqe të re mes marrëdhenieve tona

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu besimin se vizita e tij e djeshme në Greqi, do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton Anadolu.

Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion, në kthim pas vizitës së tij në Greqi.

Sipas tij, Turqia dhe Greqia kanë njohurinë, përvojën dhe vullnetin për të zgjidhur problemet e tyre në mënyrë të lehtë pa ndërhyrjen e palëve të treta.

“Besoj se vizita ime e cila kaloi në një atmosferë tejet pozitive do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet Turqi-Greqi”, u shpreh ai duke vazhduar: “Përpiqemi të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat. Mund t’i sigurojmë mundësi Greqisë nga energjia e termocentralit tonë bërthamor që do ndërtohet në Sinop”.

Duke theksuar se kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i ka thënë “se kishin dashur t’i shohin pranë Palestinës, e jo të mbeten në mesin e atyre që abstenuan”, presidenti turk tha: “Detyra jonë është përkujtimi i së drejtës”.

“Izraeli po kryen terrorizëm shtetëror. Ku është Perëndimi, Amerika? Si mund t’i aprovojnë këto ndërkohë që janë këto të vërteta ku janë vrarë rreth 17 mijë njerëz?”, theksoi presidenti Erdoğan.

“Duhet t’i jepet fund këtij gjenocidi dhe të ndëshkohen kriminelët. Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të marrin një dënim për të gjithë ata që kryejnë gjenocid”, u shpreh ai.

“Ne kemi besim të plotë se Palestina do të fitojë. Fitorja e Palestinës do të thotë fitore e paqes botërore dhe rivendosje e përkushtimit ndaj të drejtave të njeriut”, shtoi Erdoğan.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...