20/11/2024

Më në fund, uji i Badocit mund të përdoret për pije

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK ) ka bërë të ditur se vlerat e manganit në liqenin e Badocit kanë rënë dhe se uji tashmë mund të përdoret për pije.

“ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të ujësjellësit rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diel dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.  Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijshëm.

IKSHPK-ja falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë periudhës sa uji nuk mund të përdorej për pije dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt dhe përcjellje të clësisë së ujit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...