18/10/2024

Merezhko: Kërcënimet e Vuçiqit pa asnjë ndikim për njohjen e Kosovës nga Ukraina

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Merezhko, është shprehur i tronditur për kërcënimet presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Ukrainës nëse e njohin shtetin e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një fjalimi të fundit për mediat, iu referua një letre të ligjvënësve amerikanë dhe evropianë dërguar zyrtarëve të lartë në Bruksel, Uashington dhe Londër, për të kërkuar ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht ai u shpreh i shqetësuar për shkak se letra përmbante nënshkrimin e deputetit ukrainas Oleksandr Merezhko.

Presidenti i Serbisë gjatë fjalimit të tij në mënyrë indirekte kërcënoi Ukrainën që të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur, duke thënë se [Ukraina] mund të humbasë shumë duke e bërë këtë.
Deklaratave të presidentit serb i është përgjigjur Merezhko, i cili për “N1” ka thënë se kërcënimet e tij nuk do të kenë asnjë ndikim në vendimin e presidentit ukrainas nëse dhe kur ai vendos të njohë Kosovën, sepse kjo është e drejtë e tij kushtetuese.

“Para së gjithash, më ka tronditur mënyra krejtësisht e papranueshme, jo diplomatike me të cilën presidenti i Serbisë i ka paraqitur kërcënimet e tij. Kemi të bëjmë me kërcënime, madje edhe shantazhe absolutisht të papranueshme. Kështu e perceptoj unë deklaratën e tij ndaj nesh. Ne shohim se shtetet e tjera tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke përfshirë edhe aleatët tanë më të afërt. Jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo. Dhe nuk i takon zotit Vuçiq të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë apo të na kërcënojë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme”, ka thënë Merezheko, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...