18/10/2024

MFPT i njofton komunat për aktgjykimin e Kushtetueses për faljen e tatimit në pronë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka njoftuar Komunat e Republikës së Kosovës për përmbajtjen e aktgjykimit si dhe për afatin e përcaktuar nga gjykata për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 €.

“Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.

MFPT ka bërë të ditur se Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të kësaj ministrie do të jetë në dispozicionin e komunave për sqarime shtesë lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...