21/12/2024

Ministrja spanjolle Belarra: Ti prishim t’gjitha marrëdhëniet me Izraelin

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ajo që po ndodh në Palestinë është “gjenocid” dhe përpjekje për të shfarosur një popull të tërë, tha ministrja për të Drejtat Sociale e Spanjës, Ione Belarra duke kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, raporton Anadolu.

Duke folur në Parlament të mërkurën, Belarra pyeti Partinë Popullore konservatore të Spanjës, që konsiderohet si pro-izraelite, nëse “do të pushojë së qeni bashkëpunëtor me shtetin gjenocidal të Izraelit”.

Ajo theksoi se palestinezët po përballen me “spastrim etnik”. “Kjo që po shohim këto ditë është e tmerrshme”, tha Belarra, duke iu referuar sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.

Të paktën 10.569 palestinezë, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza. Ndërkohë, numri i izraelitëve të vdekur ka arritur në afër 1.600, sipas shifrave zyrtare. Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjes masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

“Ndërsa kjo po ndodh në një kontekst ku shteti i Izraelit ka pushtuar ilegalisht për dekada toka që nuk i përkasin, duke vjedhur shtëpi nga palestinezët, duke i ngacmuar ata, duke ushtruar dhunë të përditshme kundër popullit palestinez”, tha Belarra, e cila është lidere e Partisë së krahut të majtë Podemos.

“A jeni dakord me bombardimet masive? Më shumë fëmijë palestinezë janë vrarë në vetëm një muaj sesa në të gjitha luftërat në të gjithë botën vitin e kaluar. A i dënoni këto vrasje”, pyeti ajo.

Duke thënë se ajo që po bën Izraeli nuk është “mbrojtje legjitime”, ministrja tha se shumica e spanjollëve duan t’i jepet fund këtij “gjenocidi”. “Le t’i prishim marrëdhëniet diplomatike me Izraelin një herë e përgjithmonë”, tha ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të mërkurën se numri i civilëve të vrarë në Rripin e Gazës tregon se “qartësisht ka diçka të gabuar” me operacionet ushtarake të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...