08/09/2024

Pezullohet sërish ndërtimi i stadiumit të Gjilanit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kanë kaluar plot shtatë vite dhe ende nuk ka përfunduar rregullimi i stadiumit të Gjilanit.

Madje së fundmi një tjetër goditje ka marr renovimi i stadiumit në qytetin nga Anamorava.

Krejt kjo, pasi që zyra e Prokurorimit të Komunës së Gjilanit ka publikuar dokumentin e pezullimit të punimeve.

“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të qytetit të Gjilanit. Për hapat tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë do të jeni të informuar përmes platformës së prokurimit elektronik. Ky vendim do të hyjë në fuqi ditën e nënshkrimit dhe të publikohet për të gjitha palët në platformën elektronike të prokurimit”, thuhet në njoftim.

Rinovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan ka filluar nga viti 2017, derisa deri tash asnjë lëvizje nuk është bërë për rinovimin e tij.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...