Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar “Frangu” ku janë të përfshirë katër persona.
Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale “Shpëlarje e parasë”, “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare”. Në këtë rast aktualisht thuhet se janë përfshirë katër persona, tre prej tyre janë në paraburgim.
Ndërkaq, sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogarit bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.
“Në llogaritë e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej: 2,131,223.31 euro dhe 878,632.47 CHF”, thuhet në njoftim.
Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë 16 parcela. /Telegrafi/