Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Bücher bëhet e ditur se kancelari Scholz dhe kryeministri Netanyahu shkëmbyen pikëpamjet lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe perspektivën për të ardhmen.
Në bisedën telefonike mes dy kryeministrave u diskutua lirimi i të gjitha pengjeve nga Hamasi dhe përpjekjet lidhur me armëpushimin. Po ashtu u bisedua edhe përmirësimi i mëtejshëm i ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.