21/12/2024

U.d i kryeprokurorit të shtetit, Kelmendi: Mbi 88 milionë euro u sekuestruan gjatë vitit 2023, prokuroria ka trajtuar mbi 41 mijë raste

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Prishtinë është duke u mbajtur konferenca vjetore e prokurorit të shtetit.

Ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, vitin 2023 e quajti sfidues por edhe efikas sa i përket punës së pushtetit gjyqësor dhe prokurorive, transmeton Telegrafi.

Kelmendi derisa foli për të arriturat në vitin 2023, tha se edhe zyrtarë që në vazhdimësi kritikojnë punën e prokurorisë, i pranojnë rezultatet.

“Pushteti gjyqësor është unik, i pandashëm në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të drejtësisë në Kosovë. Uniteti ynë bëhet edhe me domethënës kur në këtë rrugë kemi miq, partner si SHBA dhe BE, të cilët vlerësojnë përpjekjet tona për sundimin e ligjit dhe njëkohësisht janë avokuesit tanë më të mëdhenj sa herë që tentohet të cenohet pavarësia jonë kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Kelmendi.

Ai falënderoi SHBA dhe BE në emër të prokurorëve të shtetit për mbështetjen e vazhdueshme.

Kelmendi në fjalimin e tij bëri të ditur se në vitin 2023, prokuroria ka pranuar 52 mijë raste, ku 41 mijë prej rasteve kanë përfunduar.

“Viti i kaluar ishte vit I sfidave, por konsideroj se ishte edhe efikas. Gjatë vitit 2023, prokuroria e shtetit ka pranuar 52 mijë raste, nga të cilat ka përfunduar 41 mijë raste. Në vitin 2023, Kosova ka shënuar rezultate në sundimin e ligjit”, deklaroi ai.

Gjithashtu, ai tregoi se sa i përket rasteve në korrupsion, gjatë vitit 2023, kanë pranuar mbi 1 mijë raste, ku 900 prej tyre kanë përfunduar.

Kelmendi theksoi se kanë trajtuar edhe rastet e terrorizmit.

“Kemi përfunduar 24 raste, me 26 persona”.

Kelmendi deklaroi se për herë të parë kanë shënuar sukses edhe në fushën e ngrirjes, sekuestrimit.

“Vlera e pasurisë së sekuestruar është afër 88 milionë euro, ndërsa vlera përfundimtare e aseteve të sekuestruara është afro 24 milionë euro.  Sekuestrimi në vitin e kaluar mbi 110 milionë euro”, deklaroi ai./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...