03/07/2024

Shefi i NATO-s nesër në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nesër më 20 nëntor, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën. Ai gjatë kësaj vizite do ta takojë presidenten e vendit Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur nga Zyra për Media e NATO-s, pas takimit me Osmanin, Stoltenberg do të zhvillojë një konferencë për media.

“Më 20 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë diskutime me zonjën Vjosa Osmani-Sandriu dhe zotëri Albin Kurtin”.

“Ai do të vizitojë edhe kampin e KFOR-it të NATO-s ‘Nothing Hill’, ku do të takojë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ulutas, dhe do t’ju adresohet trupave”.

“Ai do të takojë edhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade, Hammerstein”, tha NATO-ja në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...